Maqedoni

7 kandidat për zgejdhjet presidenciale, për fitore nevoitet dalje prej 40% e votuesve

10.03.2024 14:54

Garës presidenciale i janë futur 7 kandidat, për të cilët do të votohet në rrethin e parë të zgjedhjeve...

Garës presidenciale i janë futur 7 kandidat, për të cilët do të votohet në rrethin e parë të zgjedhjeve që mbahen më 24 prill, derisa dy prej tyre do të kalojnë në rethin e dytë që do të mbahet më 8 maj kur do të votohet edhe për zgjedhjet parlamentare, nëse ndonjëri nga kandidatët nuk fiton mbi 50% të votave që në rrethin e parë. Sipas Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor për president do të mund të zgjidhet ai që ka më tepër vota nga të paktën 40% e trupit votues. Por vit pas viti vërehet trend i rënies së numrit të votuesve që e shfrytëzojnë të drejtën e votës për zgjedhjen e presidentit, prandaj në vitin 2009 u ul përqindja për zgjedhjen e presidentit nga 50% në 40%. Sipas statistikave, në zgjedhjet e para presidenciale të vitit 1994 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 77,44%, në zgjedhjet e vitit 2014 dhe 2019 vërehet rënie e votuesve për rreth 30% përkatësisht 46%, në vitin 2014 dhe 46, ndersa 65 % në vitin 2019. 
 
Nga Isntitutit për hulumtime politike thonë se deri në ditën e votimit qytetarët do të vendosin nëse do të votojnë dhe si do të votojnë, në çka do të ndikojë edhe fushata. 
 
“Ai që do të përcaktohet për të votuar, nga ata që aktualisht janë të pa përcaktuar më pas do të vendosë edhe për kë do të votojë. Edhe në fushatë mund të ndodhë të jemi dëshmitarë që të rritet numri i atyre që nuk duan të votojnë, nëse fushata është negative dhe mund të ndikojë që një pjesë e votuesve potencial të heqin dorë nga dhënia e votës për ndonjërin nga kandidatët.”, thonë nga Isntitutit për hulumtime politike.
 
Anastasovski: Pritet retorikë e ashpër mes kandidatëve
 
Por njohësi i rrethanave politike në vend Bllagojçe Anastasovski thot se edhe në këto zgjedhje na pret retorik e ashpër mes kandidatëve dhe partive.  
 
“Në historinë shum partiake të Maqedonisë këto janë më së shumti kandidat prë presidnet të shtetit, ndërsa vet liderët e partive politike vlerësuan se është e rrezikshme të mos marrin pjesë me kandidatët e tyre në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Shporesoj se retorika e do të jetë dinjitoze pasi bëhet fjalë për kandidat për presidnet të shtetit i cili duhet të jetë unifikues për të gjith qytetarët, prandja shpresoj se do të përmbahen nga ofendimet të cilat nuk do ti ngjanin presidentit të shtetit.”, tha analisti Bllagojçe Anastasovski.
 
Anastasovski: Presidencialet do të ndikojnë në parlamentare
 
Sipas anastasovskit rethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të ndikojë edhe te zgjedhjet parlamentare. 
 
“Apsolutisht mendoj se do të jetë me ndikim të madh edhe pse nuk mund të presim se votat do të barten 100%, por disponimi i elektoratit do të shihet që në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Por ka edhe qytetarë që do të votojnë për një kandidat presidencial dhe parti tjetër politike, që është normale në demokraci.”, tha Anastasovski.
 
Pakëmnaqësia me elitat politike, shpërngulja por edhe problemi me dokumentet personale mund të ndikojnë në përqindjen e daljes në zgjedhje thonë ekspertët. Për të votur në zgjedhjet e presidenciale diaspora duhet të paraqitet në njësitë diplomatike kosulare deri më 18 mars. Siç është bërë e ditur garës presidenciale i janë futur Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM-ja, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Bujar Osmani nga BDI, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar “VLEN” kandidati i GROM Stevço Jakimovski, Maksim Dimitrievski lideri i  lëvizjes “ZNAM” dhe  Biljana Vankovska nga “E Majta”.
 
GYLTENE SINANI