Pashkët festohen në vendin tonë dhe mbarë botën
Sot katolikët në mbarë botën festojnë festën më të madhe të tyre, Ringjalljen e Krishtit Pashkët...

Me këtë rast kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dërgoi telegram urimi ipeshkvit të Shkupit dhe ekzarkut apostolik të Maqedonisë, Kiro Stojanov dhe të gjithë besimtarëve katolikëve në vend të cilët e festojnë Ringjalljen e Krishtit -Pashkët.
"Pashkët janë festë, e cila është e rrënjosur thellë dhe i respektuar në mesin e të krishterëve, pjesë e traditës në shumë familje. Kjo festë na kujton mëshirën e pafundme të Zotit për njeriun. Mesazhi i dërguar nga Krishti jehon fuqishëm nëpër mijëvjeçarit deri më sot, duke na transmetuar mësimet e tij mbi gërshetimit, sakrificës, mirësisë dhe drejtësisë që duhet të jenë shenjë dhe virtyt në veprimet tona në vend", theksohet mes tjerash në urimin e kryeministrit Gruevski.
Edhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i dërgoi telegram urimi ipeshkvit të Shkupit dhe ekzarkut apostolik Kiro Stojanov dhe besimtarëve katolikë të cilët e festojnë Ringjalljen e Krishtit - Pashkët.
Ndërkohë, pas disa ditëve të ndjekur me temperatura të larta dhe me diel, Roma sot në mëngjes u godit nga një stuhi me bubullima.
Në Vatikan, Papa Francisku mbrëmë mbajti shërbesë, gjatë të cilit ai tha se sekreti i Pashkëve kërkon nga besimtarët të kërkojnë përgjigje "të pyetjeve që janë sprovë për besimin tonë, dhe religjionin tonë, të vetë ekzistencës tonë".
Në bazilikën e Shën Pjetrit mbrëmë Papa Francisku e theksoi rolin e rëndësishëm që gratë e kanë në Kishë. Ai u bëri thirrje katolikëve që të mësojnë nga nxënësit e Jezusit për të njohur mrekullitë e besimit.
Rreth 1.500 njerëz u mblodhën sot në Jerusalem, rreth të ashtu quajturit Varri në kopsht, për të festuar Pashkët, ditën në të cilën krishterët besojnë se Jezusi u ringjall pas më parë ishte i kryqëzuar. Gjatë gjithë ditës pritet të mbahet Mesha në Kishën e lindjes së Krishtit në Betlehem, e ndërtuar në vendin ku të krishterët besojnë se Jezusi ka lindur. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
