Botë
Ukrainë, vazhdojnë sulmet ruse me dronë dhe raketa
10.03.2024 16:56
Forcat ukrainase kanë rrëzuar 35 dronë të lëshuar nga Rusia në mbarë Ukrainën...

Forcat ukrainase kanë rrëzuar 35 dronë të lëshuar nga Rusia në mbarë Ukrainën, përfshirë edhe Kievin, ndërsa një sulm në një qytet në lindje la të plagosur të paktën nëntë persona.
Autoritetet Ukrainase thanë se sulmet me dronë u lëshuan drejt rajoneve qendrore dhe jugore, ndërkaq në rajonet lindore të Harkivit dhe Donjeckut ka pasur sulme me raketa.
“Si rezultat i operacioneve luftuese, 35 dronë Shahed – të prodhimit iranian – janë rrëzuar” në mbi dhjetë rajone, njoftuan Forcat Ajrore ukrainase.
Në rajonin e Donjeckut, zyrtarët thanë se një sulm me raketa ruse goditi qytezën e Mirnogradit.
“Granatime ruse në Mirnograd me tri raketa S-300. Të paktën nëntë persona janë plagosur, përfshirë një adoleshent”, njoftoi kreu i rajonit të Donjeckut, Vadym Filashkin.
