Stefan Kraft triumfoi Holmenkollen
Kryesuesi i renditjes së përgjithshme të kupës së botës në kërcim me ski austriaku Stefan Kraft, me dominimin e plotë në Holmenkollen afër Osloës, ka shënuar fitoren e tij të 11-të sezonale ose të 41-tën në karrierë.

Kraft dominoi në kërcimoren mitike në Holmenkollen , pasi në serinë e parë kishte kërcimin prej 132,0 metra, ndërsa në serinë e dytë kërceu 133,0 metra, të cilat ia siguruan 255.0 pikë. Për austriakun Kraft ishte kjo fitorja e tij të 11-të sezonale ose 41-ta në karrierë. Norvegjezi Kristoffer Eriksen Sundal, me 8.8 pikë me pak u rendit në pozitën e dytë dhe kishte kërcime prej 127,5 gjegjësisht 131,0 metra, ndërsa vendin më të ulët në piedestal me 242.5 pikë e rezervoi austriaku Jan Hoerl (127,5 dhe 129,5 metra). Në renditjen e përgjithshme Kraft ka 1678 pikë ose 296 më shum se i dyti japonezi Ryoyua Kobayashija, I cili kësaj radhe mbti pa pikë. I treti në renditje është gjermani Andreas Ëellinger, që ka 373 pikë më pak se Kraft.