Verstappen dhe Red Bull dominuan në Jeddah

10.03.2024 19:07

Kampioni aktual botëror në F-1, Max Verstappen ka triumfuar në garën për çmimin e madh të Arabisë Saudite....

Kampioni aktual botëror në F-1, Max Verstappen ka triumfuar në garën për çmimin e madh të Arabisë Saudite. Për Verstappen ishte kjo fitorja e tij e nëntë me radhë ose e 56-ta në karrierë. Pas tij mbeti kolegu nga Red Bull Sergio Perez, ndërsa në podium kishte vend edhe për  Charles Leclerc, i cili nuk është në gjendje të luftojë me Red Bull, por mban prapa rivalët e tjerë.
 
Piloti holandez me fitoren në Jedahh, bëet piloti më i ri në moshë që në historinë e këtij sporti 100 herë është ngjitur në podium. Skuderia e tij Red Bull, në historinë e tyre 20 vjeçare iu gëzua fitores së 115. Në krye të renditjes së pilottëve është Verstappen(51 pikë), pasojnë Perez (36), Leclerc (28), si dhe Russell (18).  Stacioni I radhës për skuderitë e Formula 1, do të jetë Australia.