Slloveni Donçiç futet në historinë e NBA-së
Skuadra e Dallasit mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës në parket të huaj me rezultatin 142:124 e mundi Detriotin....

Skuadra e Dallasit mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës në parket të huaj me rezultatin 142:124 e mundi Detriotin. Kështu Dallasi e shënoi fitoren e dytë me radhë, pas një serie negative prej tri humbjeve të një pasnjëshme. Këtë ndeshje basketbollisti slloven Luka Donçiç, gjatë kohë do ta mbajë mend. Në fakt slloveni u bë basketbollisti I parë në historinë e NBA-së, që në gjashtë ndeshje m e radhë ka shënuar “tripëll-dabëll”, me më shumë se 30 pikë.
Donçiç ndeshjen e përfundoi me 39 pikë, 10 kërcime dhe 1o asistime, me të cilën theu rekordin e Rasel Vestbruk që kishte pesë ndeshje me arritje të tillë. Vestburk ketë rekord e kishte vendosur 2017-tën, duke luajtur për Oklahomën. Për basketbollisti slloven Donçiç, ishte kjo ndeshja e pestë me radhë në të cilën shënon “tripëll – dabëll” me 35 pikë. Tani është para Ëestbrook dhe Robertson, të cilët kishin nga tri ndeshje me radhë me “tripëll – dabëll”, të shënuar me nga 35 pikë.(Gazetar Safet Ademi)
NBA rezultatet:
- Sharlot - Bruklin 110:99
- Detroit - Dalas 124:142
- Golden Stejt - San Antonio 113:126
- Finiks - Boston 107:117
- Denver - Juta 142:121
- Portland - Toronto 128:118