Shkëndija humb hapin, barazon me Voskën
10.03.2024 19:11
Skuadra e Shkupit, iu kthye fitoreve, pasi sot në një ndeshje tejet interesante me rezultatin 3:2 e mundi Rabotniçkin...

Skuadra e Shkupit, iu kthye fitoreve, pasi sot në një ndeshje tejet interesante me rezultatin 3:2 e mundi Rabotniçkin. Po ashtu edhe kampionët në fuqi Struga Trim Lum, në terren vendas shënoi fitore. Këta me rezultatin 3:1 e mundën Brera nga Strumica.
Skuadra e Shkëndijës dhe ajo e Voska sport në Tetovë, në javën e 23-të të elitës së futbollit vendor u ndanë me barazimin pa gola. Momenti kyç I kësan ndeshje ishte pritja e penaltisë nga ish gardiani I Shkëndijës Zahov. Për këtë ishte ndeshja e parë kundër Shkëndijës. Po ashtu gola nuk ksihte as në ndeshjen Gostivari – Vardari, ndërsa fitore si vendas shënuan Sileksi ndaj Makedonija Gj.P, gjegjësisht Tikveshi ndaj Bregallnicës.
LPFM – JAVA E XXIII
Shkupi 3:2 Rabotniçki
- Struga TL 3:1 Brera
- Shkëndija 0:0 Voska S
- Gostivari 0:0 Vardari
- Sileksi 1:0 Makedonija Gj.P
- Tikveshi 2:1 Bregallnica
Kështu pas javës së 23-të, duket se Shkëndija ka humbur hapin për titullin e kampionit, pasi tani ka 4 pikë më pak se kryesuesi i renditjes dhe kampionit Struga TL. Po ashtu këta kanë edhe 3 pikë më pak se Shkupi, q ëmban pozitën e dytë. Nga ana tjetër skuadra e Voska Sport me 1 pikë të parë në Tetovë, tani me 26 pikë është e para nga vija e cila nuk e lë rehat në garë për mbijetesë. Liqenasit kanë një pikë më shum se Vardari dhe pesë më shum se Bregallnica e para fundit. Makedonija Gj.P me 18 pikë e mban fenerin e elitës së futbollit vendor.
LPFM – JAVA E XXIII
- Shkupi 3:2 Rabotniçki
- Struga TL 3:1 Brera
- Shkëndija 0:0 Voska S
- Gostivari 0:0 Vardari
- Sileksi 1:0 Makedonija Gj.P
- Tikveshi 2:1 Bregallnica
LPFM – RENDITJA
- 1 Struga TL 48
- 2 FC Shkupi 47
- 3 Shkëndija 44
- 9 Voska S 26
- 10 Vardari 25
- 11 Bregallinica 21
- 12 Makedonija Gj.P 18
