Ramadani luajti 81 minuta

10.03.2024 19:11

Lecce zhgënjeu si vendas duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Verona, në...

Lecce zhgënjeu si vendas duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Verona, në. takimin e javës së 28-të të Serie A. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, është paraqitur titullar për Leccen.
 
Ai është zëvendësuar në minutën e 81-të. Futbollisti Folorunsho shënoi në minutën e 17-të. Lecce po rrëshqet drejt zonës së rrezikut e cila tani zë vendin e 16-të me 25 pikë e Verona ngritet në të 13-tin me 26 sosh.