Amerikania Shiffrin mer titullin e kampiones
10.03.2024 19:13
Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin, ka fituar garën e sllalomit të zhvilluar sot në Solden të Suedisë...
Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin, ka fituar garën e sllalomit të zhvilluar sot në Solden të Suedisë. Ajo triumfoi me kohën më të mirë prej 1 sekond e 24 të qindtat se ajo e kroates Zrinka Ljutiç, e cila këtë garë të sllallomit e përfundoi në pozitën e dytë. Pozita më e ulët në piedestal ishte e rezevruar për zviceranen Michelle Gisin. Për amerikanen Shifrin ishte kjo gara e parë pas gjashtë javë pushim për shkak të lëndimit.
Në renditjën e përgjithshme të sllallomit me 730 është amerikania, e cila tani më ka siguruar titullin e kampiones së botës në këtë disiplinë. Ky është tituli i tetë kampion për Shifrin. Në pesë gara para mbylljes së Kupës së Botës, renditjen e përgjihshme e kryeson Lara Gut-Behrami, që ka 1654 pikë, ndërsa e dyta është italiania Federica Brignone me 1372, kurse kampionia e sllallomit Shiffrin është e treta me 1309 pikë.