Ukrainë, numri i viktimave shkon në 6 të vrarë
05.04.2015 20:37
Gjashtë ushtarë të Ukrainës janë vrarë sot në pjesën lindore të vendit në dy incidente të ndara derisa konflikti në këtë pjesë të Ukrainës ka hyrë në vitin e saj të dytë...

Ministria e brendshme thotë se një veturë më ushtarë është goditur derisa udhëtonte mbi një urë në Schastye, një qytet që kontrollohet nga qeveria, rreth 170 km në verilindje të Donjeckut.
Ky rast e dëmton marrëveshjen e armëpushimit të muajit shkurt, e cila u arrit në Minsk të Bellorusisë në mes të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës.
