Maqedoni
Imunizimi i fëmijëve në çerdhe, fëmijët e pavaksinuar nuk do të pranohen
11.03.2024 11:11
Prej sot Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor do të fillojë me inspektime të jashtëzakonshme...

Prej sot Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor do të fillojë me inspektime të jashtëzakonshme dhe nxjerrjen e vendimeve që ndalojnë pranimin në çerdhe të fëmijëve që nuk janë plotësisht të imunizuar me vaksinën diteper.
Pas marrjes së vendimit nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, bazuar në rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Infektive, që të kryhen inspektime të jashtëzakonshme dhe të ndalohet pranimi në institucionet parashkollore të fëmijëve, të cilët nuk janë të imunizuar ose që janë të imunizuar në mënyrë jo të plotë me DTP. Gjithashtu, personat përgjegjës në institucionet parashkollore do të duhet të përgatisin listën e të gjithë fëmijëve të pavaksinuar me diteper. Të mos pranohen fëmijët me sëmundje të tjera infektive, si dhe për çdo mungesë të shtuar të njoftohet Qendra për shëndet publik – Shkup.”, theksojnë nga Inspektorati.
