Maqedoni
Shënohet 81 vjetori i holokaustit, rikujtohet fati i hebrenjve të dëbuar nga RMV-ja
11.03.2024 11:26
Sot në Shkup do të mbahen aktivitetet qendrore përkujtimore në kujtim të 7,144 hebrenjve...

Sot në Shkup do të mbahen aktivitetet qendrore përkujtimore në kujtim të 7,144 hebrenjve të dëbuar nga Maqedonia në kampet e vdekjes. Mbrëmje përkujtimore do të mbahet edhe në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit në Shkup, ku do të mbajë fjalim presidenti, Stevo Pendarovski.
Një delegacion parlamentar do të vendosë lule të freskëta në monumentin e hebrenjve të dëbuar maqedonas pranë ish-monopolit. Ditën e djeshme në Manastir në mënyrë simbolike kanë ecur në rrugën e fundit të bashkëqytetarëve të tyre, 3,500 hebrenj të Manastirit, për të rikujtuar viktimat e Holokaustit. Kjo ditë u shënua edhe në Shtip. Në seancën përkujtimore mori pjesë edhe ambasadorja e Izraelit në vend, Simona Frankel.
