Botë
Kriza humanitare në Gazë, Bajden: Do të përforcojmë ndihmat humanitare
11.03.2024 12:22
Presidenti amerikan, Xho Bajden, në urimin e Ramazanit për besmimtarët mysliman u shpreh...

Presidenti amerikan, Xho Bajden, në urimin e Ramazanit për besmimtarët mysliman u shpreh se gjatë këtij muaji të shenjtë do të jemi të gjithë me mendje nga kriza humanitare në Gazë.
"Ndërsa myslimanët mblidhen anembanë botës gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme për të prishur agjërimin e tyre, vuajtja e popullit palestinez do të jetë në vëmendjen e shumë njerëzve. Ramazani këtë vit vjen në një moment dhimbjeje të madhe. Lufta në Gazë i ka shkaktuar vuajtje të tmerrshme popullit palestinez. Më shumë se 30,000 palestinezë janë vrarë, shumica prej tyre civilë, duke përfshirë mijëra fëmijë.”- tha Bajden.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të udhëheqin përpjekjet ndërkombëtare për të marrë më shumë ndihmë humanitare në Gazë” dhe “po punojnë pa pushim për të vendosur një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm për të paktën gjashtë javë si pjesë e një marrëveshjeje që liron pengjet.”.
Vlen të theksohet se një delegacion i Hamasit u largua nga Kajro më 7 mars pas ditëve të bisedimeve pa një përparim të dukshëm. Izraeli ka paralajmëruar se nëse pengjet e mbajtura në Gazë nuk janë në shtëpi deri në Ramazan, ata do të nisin një ofensivë ushtarake në Rafah, ku janë strehuar më shumë se një milion njerëz të zhvendosur. Megjithatë, administrata Bajden nuk po parashikon që forcat izraelite të zgjerojnë menjëherë operacionet e tyre ushtarake në qytetin jugor të Gazës.
