Ekonomi

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

11.03.2024 13:13

Çmimi i benzinës pas mesnate në Maqedoninë e Veriut do të ulet për gjysmë denari...

Çmimi i benzinës pas mesnate në Maqedoninë e Veriut do të ulet për gjysmë denari. Një litër benzinë BS-95 do të kushtojë 82,5 denarë, ndërsa BS-98, 84,5 denarë.
 
Edhe çmimi i naftës do të ulet për gjysmë denari, një litër naftë do të kushtojë 76,5 denarë.
 
Edhe vaji ekstra i lehtë do të ulet për gjysmë denari, një litër do të kushtojë 75,0 denarë.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,267 denarë për kilogram dhe do të kushton 44,019 denarë për kilogram.