Maqedoni

Zgjedhjet përplasin LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në, VMRO-DPMNE: Qeveria e ka larguar vendin nga BE-ja

11.03.2024 15:36

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare “mollë sherri” për pushtetin dhe opozitën maqedonase...

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare “mollë sherri” për pushtetin dhe opozitën maqedonase. Nga VMRO-DPMNE-ja, akuzojnë qeverinë se  për këto gjashtë vite e gjysmë e ka distancuar Maqedoninë nga BE-ja me politikat e saj të dëmshme. Sipas tyre, e kanë tjetërsuar shtetin në kuptimin që niveli dhe shtrirja e krimit dhe e korrupsionit është në shkallë epike dhe më e larta në Evropë. 
 
“Na kanë tjetërsuar në kuptimin që niveli dhe shtrirja e krimit dhe e korrupsionit është në shkallë epike dhe më e larta në Evropë. Ekonomikisht ne po kthenim prapa në vend që të ecnim përpara. Për gjashtë vite e gjysmë kanë firmosur gjithçka që është vënë në tavolinë. Ata jo vetëm që nuk e mbrojtën interesin kombëtar dhe shtetëror, por edhe më tej e dëmtuan dhe ua vështirësuan brezave që do të vijnë, kështu që tani do të duhet ta heqim, shkelën të gjitha qëndrimet negociuese të Maqedonisë dhe për këtë nuk fituan asgjë.”, thuhet në komunikatën me shkrim të VMRO-DPMNE-së. 
 
LSDM: Opozita na sugjeron të heqim dorë nga BE-ja
 
VMRO-DPMNE sugjeron të ulim kokën, të presim, të mos bëjmë asgjë dhe të heqim dorë nga e ardhmja jonë evropiane, thonë nga LSDM-ja. Por çfarë sjell kjo, cila është alternativa që të presim 11 vite si në kohën e Gruevskit?
 
“E shoh që kur filloj të flas për BE-në, disa njerëz ankohen. Më besoni, edhe unë e ndjeva se si duken padrejtësitë nga përfaqësues të BE-së, padrejtësi nga përfaqësues të ndryshëm të shteteve fqinje. Dhe si duken padrejtësitë nga bashkëqytetarë të mi, të cilët përhapnin dezinformata, histeri, të cilët hidhnin koktej molotovi ndaj institucioneve, njëjtë siç e bën kur u bëmë pjesë e NATO-s. Mund t’i prolongojmë situatat, mund të fshihem ose të presim 11 vite, siç priti VMRO-DPMNE-ja dhe kjo duket e lehtë, rri në shtëpi dhe pret, por çmimi që do ta paguajmë ne dhe gjeneratat e ardhshme do të jetë shumë i shtrenjtë.”, - theksoi kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
 
Kovaçevski shprehet se LSDM-ja kurrë nuk do të heqë dorë nga rruga evropiane, sepse është rruga e duhur për një të ardhme më të mirë.
 
SANIJE DURAKU