Dy viktima dhe 25 të lënduar në 26 aksidente gjatë fundjavës në Shkup
Dy viktima dhe 25 të lënduar është bilansi i 26 aksidenteve të komunikacionit që kanë ndodhur në tre ditët e fundit në Shkup...

Për shkak të viktimave gjendja siguruese në pjesën e aksidenteve të ndodhura, sipas policisë së komunikacionit, vlerësohet si e pavolitshme.
Aksidenti i parë me viktima ka ndodhur më 3 prill, në orën 20 e 40 minuta në udhëkryqin e bulevardit "Partizanski odredi" me rr. "Kosovski heroi", në afërsi të sallës universale. Në aksident kanë marrë pjesë automjeti motorik "honda" me targa të Shkupit, i drejtuar nga një qytetar i Shkupit dhe një këmbësore e moshës 21 vjeçare, banore e Kriva Pallankës. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka humbur jetën. Pas fatkeqësisë shoferi me automjetin ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe pas një kohe rastin e ka paraqitur në stacionin policor Gjorçe Petrov. Nga ana e ekipit inspektues të SPB-së Shkup të udhëhequr nga prokurori publik është bërë kontroll në vetë vendin dhe janë ndërmarë masa të mëtutjeshme me qëllim të konfirmimit të rrethanave të cilat kanë sjellë këtë aksident fatal.
Aksidenti i dytë ka ndodhur më 5 prill, në orën 17 e 40 minuta në rr. "Butelska", në të cilën kanë marrë pjesë automjeti motorik "shkoda favorit" me targa të Shkupit, të drejtuar nga një qytetar i Shkupit dhe një këmbësor i moshës rreth 75 vjeç, qytetar i Shkupit. Si pasojë e aksidentit këmbësori është lënduar rëndë dhe me automjet është dërguar në Qendrën urgjente ku i është nënshktruar lëndimeve.
Të premten, më 3 prill, krahas akidentit me pasoja vdekje, kanë ndodhur edhe pesë aksidente me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë 10 persona, ndërsa gjashtë aksidente janë me pasoja të dëmeve materiale.
Pardje është kryer kontroll i gjithsej 11 aksidenteve. Prej tyre, shtatë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe katër me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë pesë persona.
Mbrëmë, sërish, janë evidentuar tetë aksidente. Krahas aksidentit me pasojë të vdekjes, katër janë me pasoja të dëmit material, dhe tre me lëndime trupore në të cilën janë lënduar 10 persona.
Në tre ditët e fundit policia e komunikacionit ka sanksionuar 41 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, 98 shoferë nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë , prej të cilëve 29 kanë drejtuar automjetin me shpejtësi prej mbi 90 kilometra në orë në vend të populluar, 24 shoferë të cilët nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe 21 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, ose sërish, kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforëve për këmbësorë.
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë këtyre tre ditëve nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 98 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor sot pranë SPB-së Shkup do të mbajë aktviteteve edukative në SHF "Kongresi i Manastirit", e cila gjendet në territorin e komunës së Çairit.
Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje me çka pritet komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullores ekzistuese të komunikacionit. (mia.mk)
