Një 27-vjeçar ka sulmuar dy policë në Manastir, i caktohet paraburgim prej tetë ditësh
Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka ngritur procedurë...

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka ngritur procedurë dhe ka propozuar paraburgim për 27-vjeçarin i cili është me dy shtetësi të Maqedonisë dhe Australisë, për shkak se dyshohet se ka sulmuar një zyrtarë policor i cili ka qenë në detyrë.
Më 10 mars, në kryqëzimin e rrugëve “Partizanska” dhe “Mihajllo Andonovski” në Manastir, i dyshuari i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit ka drejtuar veturën “BMV X6”. Dy policë e kanë ndaluar dhe kanë tentuar ta legjitimonin me çka i dyshuari ka filluar së pari t’i ofendojë, ndërsa pastaj ka filluar t’i sulmojë policët duke i goditur.
Gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Manastir ka pranuar propozimin e prokurorit dhe të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh.
