Maqedoni

Parashikimi i motit

12.03.2024 09:00

Dita martë pritet mot i vranët dhe intervale kthjellimi....

Dita martë pritet mot i vranët dhe intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimorë. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 17°C.
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe në orët e mbrëmjes me reshje shiu. Në disa pjesë të luginës reshjet do të jenë të rrëmbyeshme. Temperatura minimale do të ulet në 7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15°C.