Maqedoni
MPB: 129 shkelje të rregullave të komunikacionit në Shkup
12.03.2024 09:13
Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të shtuara...

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 129 gjoba.
12 gjoba janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, nëntë gjoba u shqiptuan për kalim në semafor të kuq, shtatë gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë.
Nga MPB njoftojnë se kontrollet në qarkullimin rrugor do të vijojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.
