Maqedoni

Senati i ShBA-së, rezolutë për aderimin e RMV-së në BE

12.03.2024 10:10

Shtetet e Bashkuara mbështesin pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian...

Shtetet e Bashkuara mbështesin pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian në rezolutën më të fundit në Senat, të sponsorizuar nga senatori demokrat nga Vermont Peter Uelsh dhe senatorët republikanë nga Nebraska dhe Karolina e Veriut, Pet Rikets dhe Tom Tillis.

Në rezolutë, Senati i bëri thirrje presidentit dhe sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatëve evropianë, që të angazhohen për hapjen e negociatave të kapitullit të parë të BE-së me Maqedoninë e Veriut, pa kushte shtesë dypalëshe. 
 
“Presidenti dhe sekretari i Shtetit duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, për të mbështetur zgjerimin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.”, thuhet në rezolutë. 
 
Në rezolutë theksohet gjithashtu mbështetjen e Senatit për Qeverinë e RMV-së për të ndërmarrë reformat e nevojshme për avancimin e anëtarësimit në BE.