Botë

Vijojnë sulmet në Rripin e Gazës, OKB: Të respektohet muaji i shenjtë i Ramazanit

12.03.2024 10:31

Sulmet në Rripin e Gazës kanë vazhduar pasi veriu po përballet me urinë...

Sulmet në Rripin e Gazës kanë vazhduar pasi veriu po përballet me urinë e paprecedentë dhe ndihma është tejet e ngadalshme. 

Në jug të Rafahut, derisa njerëzit u mblodhën për një vakt para agimit gjatë Ramazanit, një sulm ajror nga forcat izraelite vrau të paktën tre persona dhe plagosi dhjetëra. Izraeli po sulmon edhe Libanin. Dy objekte të Hezbollahut u goditën në përgjigje të sulmeve në Lartësitë Golan. Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje të dyja palëve ndërluftuese që të respektojnë frymën e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit dhe të ndërpresin luftimet. Lufta vazhdon edhe në Detin e Kuq.
 
ShBA-ja shkatërroi një nëndetëse pa pilot dhe 18 raketa kundër anijeve në zonat e kontrolluara nga Huthit në Jemen.