Dimër në prill në rajonin e Dibrës dhe të Zhupës
Në Dibër që dje pasdite bie borë...

Në qytet dhe në disa vendbanime shtresa e dëborës arrin 20 centimetra, ndësa në vendet më të larta deri në 40 centimetra, ndërsa në male edhe më tepër.
Ekipe të "Rrugë të Maqedonisë" janë vazhdimisht në terren, i pastrojnë akset rrugore drejt Mavrovës,S trugës, kalimit kufitar Bllacë, drejtimet rrugore Melniçki Most - Qendra e Zhupës, drejt Mogorçes dhe fshatrave nga Mala Reka.
Autoritetet lokle në tre komunat e Dibrës i kanë marrë aktivitetet për pastrimin e rrugve dhe trotoareve.
Për shkak të borës, ka mungesë jo të konsideruesme të nxënësve nga klasat më të ulëta.
Bora e re do të ndikojë në mënyrë të favorshme ndaj nivelit të lumenjeve dhe akumulimit të "Liqenit të Dibrës". Borë në këtë rajon pati dhe vjet më 16 prill. (mia.mk)
