Hungaria, Maqedonia, Serbia, Greqia dhe Turqia në Budapest do të dakordohen për "Rrjedhën turke"
Ministrat e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Maqedonisë, Serbisë, Greqisë dhe Turqisë nesër në një takim në Budapest do të shqyrtojnë perspektiva për pjesëmarrje në projektin "Rrjedha turke"...

Ashtu siç është paralajmëruar, do të këmbehen mendime mes pesë shteteve për atë nëse janë të gatshëm të realizohet projekti për gazsjellës të ri "Rrjedha turke", përkatësisht trasë e re për furnizim të rajonit me gaz natyror, si alternativë e "Rrjedhës jugore".
"Rrjedha turke" është projekt i "Gazprom"-it rus për transfer të gazit përmes Detit të Zi deri në Turqi dhe prej atje deri në kufirin e Turqisë dhe Greqisë.
Rusia në dhjetor të vitit të kaluar kumtoi se tërhiqet nga projekti "Rrjedha jugore" për shkak të pozitës jokonstruktive të "Bashkimit Evropian" dhe u vendos që të ndërtohet Rrjedha turke.
