Liga e Kampionëve, Arsenali me përmbysje kalon Porton
12.03.2024 16:02
Liga e Kampionëve rikthehet sërish...

Liga e Kampionëve rikthehet sërish për të luajtur ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8-ave, me katër skuadra që zbresin në fushë mbrëmjen e sotme. Në ndeshjen e parë të kësaj mbrëmje Arsenali pret në “Emirate Stadium” Porton.
Anglezët kërkojnë përmbysjen në shtëpi përballë portugezëve, të cilët ndeshjen e parë e fituan me golin e shënuar në kohën shtesë.
Ishte kjo para tre javëve, ndërkohë që Arsenali, mori kryesimin e Premier liges.
“Topxhinjët” në tri javët e fundit kanë po aq fitore, ndërsa Porto është e treta në Portuga. Këta kanë 6 ndeshje në të gjitha kompteicionet dhe nuk kanë pësuar disfatë.
Arsenali këtë sezonë tek kampionët në fushën e tij ka 3 fitore me golaverazhin 12:0, ndërsa Porto në transfertë në grup 2 fitore dhe barazim.