Barcelona mbështetet në traditën

12.03.2024 16:04

Në ndeshjen e dytë Barcelona...

Në ndeshjen e dytë Barcelona, do jetë mikpritëse e Napolit.  Ndeshja e parë në stadiumin "Diego Armando Maradona"  përfundoi me barazimin 1:1.  Katalonasit në 8 ndeshje me radhë nuk kanë humbur, ndërsa Napoli në 6 sosh. 
 
Barcelona në tri ndeshjet si vendas tek kampionët  kanë shënuar po aq fitore, ndërsa kampionët e Italisë, grupet i kaluan me 2 fitore dhe humbje në transfertë.
 
“Unë pres një Napoli, ose të paktën atë që kemi analizuar, një Napoli të guximshëm që guxon të luajë nga prapa, që do të na shtypë lar. Do përpiqet të ketë topin nën kontroll  dhe është paksa i ngjashëm me atë që ne kërkojmë. Pra, do të jetë një lojë e hapur. Mendoj se mund të jetë një lojë e bukur si shfaqje, sepse ata nuk spekulojnë. Ne jemi përballë kampionëve aktual të Scudettos. " - tha trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.
 
Sa iu përket përballjeve mes vete Barcelona, në pesë ndeshjet e fundit ka dy fitore dhe tre barazime.