Indian Wells, Gjokoviq mundet nga tenisti numër 123 në botë
12.03.2024 16:50
Tenisti numër një në botë Novak Gjokoviq...
Tenisti numër një në botë Novak Gjokoviq, në xhiron e tretë të Masters 1000 turneut në Indian Wells u mund nga Luca Nardi.
Italiani që mban pozitën e 123 në renditjen botërore iu gëzua fitores me 2:1, në një ndeshje që zgjati 2 orë e 22 minuta.
Nardi në turneun kryesor erdhi si humbësi më me fat dhe ia doli të bëjë befasinë më të madhe të viteve të fundit.
Nga ana tjetër italiani 20 – vjeçar është tenisti me renditjen më të dobët i cili ka mundur Gjokoviqin në Masters 1000 ose Grand Slam turnetë.
Në setin e tretë Nardi, shënoi 16 "ëinner", ndërsa serbi Gjokoviq vetëm dy.
"Mendoj se para kësaj nate askush nuk më njihte. Shpresoj që publiku është kënaqur me lojën. Jam shumë i lumtur për këtë fitore. Njeri nuk e di dhe vërtet nuk e di. Mendoj se kjo është një mrekulli. Unë jam një djalë 20 vjeç, i 100 në botë dhe po mundi Novakun." - u shpreh tenisti, Luca Nardi.
Gjokoviq në karrierën e tij ka pesë tituj të fituar në Indian Wells. Italiani Nardi, për të cilin ishte kjo vetëm fitorja e pestë ATP, kundërshtar të radhës do ketë amerikanin Tommy Paul.