Botë

Fundoset varka me 40 emigrantë pranë ishujve Kanarie, 2 të vdekur

12.03.2024 21:13

Dy persona humbën jetën duke u përpjekur të arrinin në Ishujt Kanarie me një varkë që transportonte 40 emigrantë...

Dy persona humbën jetën duke u përpjekur të arrinin në Ishujt Kanarie me një varkë që transportonte 40 emigrantë, ndërsa katër të tjerë u transportuan në spital në gjendje kritike për jetën.
 
Të mbijetuarit janë 27 burra dhe shtatë gra nga Afrika Sub-Sahariane.
 
Agjencia kufitare e BE-së, Frontex tha se rruga e Atlantikut për në Ishujt Kanarie është më e mbipopulluara për migrimin e paligjshëm nga Afrika Perëndimore në Bashkimin Europian.
 
Sipas shifrave nga ministria e brendshme e Spanjës, numri i emigrantëve që hipin në varka për të mbërritur në Ishujt Kanarie është gjashtëfishuar në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.
 
Gjithsej 11,932 migrantë mbërritën në arkipelagun e Atlantikut nga 1 janari deri më 29 shkurt, krahasuar me 1,865 që kishin mbërritur në të njëjtën periudhë në vitin 2023.