Ndalesë për automjete të rënda transportuese në Strazhë, Presekë, Mavrovë -Dibër dhe Tetovë- Kodra e Diellit

06.04.2015 09:47

Për automjete të udhëtarëve lëvizja është e vështirësuar dhe rekomandohen pajisje dimërore...

Për shkak të mbetjeve të borës nëpër rrugë, është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në rrugën Strazhë dhe Presekë si dhe në akset rrugore Mavrovë-Dibër dhe Tetovë - Kodra e Diellit, ku ndalesa vlen edhe për autobus. Për automjete të udhëtarëve lëvizja është e vështirësuar dhe rekomandohen pajisje dimërore.

Për shkak të kushteve të vështira në pjesën perëndimore të vendit, për udhëtim për në Ohër dhe Strugë rekomandohet nga LAMM të përdoret aksi rrugor Shkup-Veles-Prilep-Manastir.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. (mia.mk)