Maqedoni

Parashikimi i motit

13.03.2024 09:06

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i kalimit gradual të një qendre të ulët presioni me origjinë veriperëndimore....

Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe intervale afatshkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët prej orëve të para të 24-orëshit e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash deri në orët e pasdites. Më pas parashikohet ndërprerje e përkohëshme e reshjeve. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 17°C.
 
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me kushte për reshje të shkurtra të shiut, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15°C.