Botë
Anëtarësimi i Finlandës në NATO, Putin: Trupat ruse vendosen në kufirin finlandez
13.03.2024 11:55
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se do të dërgojë trupa në kufi me Finlandën...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se do të dërgojë trupa në kufi me Finlandën, pasi kjo e fundit u anëtarësua në NATO.
“Ky është një hap absolutisht i pakuptimtë nga pikëpamja e sigurimit të interesave të tyre kombëtare.”, u shpreh Putin në një intervistë të dhënë, shkruan Skynews. “Ne nuk kishim trupa atje [në kufirin finlandez], tani ata do të jenë atje. Nuk kishte sisteme shkatërrimi atje, tani ato do të shfaqen.”. Putin e përmendi edhe një herë perspektivën e një lufte bërthamore me Perëndimin.
