Seanca të katër komisioneve kuvendore
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për transport, lidhje dhe ekologji, për shëndetësi, për financa dhe Buxhet dhe Komisioni ligjdhënës juridik...

Në rend dite të seancës së Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji janë Propozim programi vjetor i punës dhe zhvillimit të Agjencisë për Lundrim Civil për vitin 2015 dhe Propozim plani financiar vjetor i Agjencisë së Aviacionit Civil të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015.
Komisioni për Shëndetësi do të debatojë rreth Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor në lexim të dytë.
Komisioni për financë dhe buxhet do të debatojë rreth Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe të lojërave argëtuese në lexim të dytë.
Në rend dite të Komisionit ligjdhënës juridik është Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe të lojrave argëtuese në lexim të dytë.
