Botë
Gabriel Eskobar viziton Prishtinën, nis takimin me presidenten Osmani
13.03.2024 11:30
Emisari amerikan Gabriel Eskobar ka arritur sot për vizitë në Kosovë. Ai është pritur nga presidentja Vjosa Osmani....

Emisari amerikan Gabriel Eskobar ka arritur sot për vizitë në Kosovë. Ai është pritur nga presidentja Vjosa Osmani. Takimi mes Osmanit dhe Eskobarit po zhvillohet në Presidencën e Kosovës dhe pas takimit është njoftuar se do te ketë deklaratë për media.
Eskobari, pas Osmanit do të zhvillojë takim edhe me krerët e opozitës, ndërsa me kryeministrin Albin Kurti do të takohet nesër. Gjatë ditës së djeshme në një takim onlajn me gazetarët, Eskobari e ka quajtur “katastrofik” dhe “jokompetent” vendimin e autoriteteve të Kosovës për të zbatuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave me para të gatshme. Eskobari ka përsëritur që Shtetet e Bashkuara nuk e kundërshtojnë legjitimitetin e vendimit, mirëpo kanë probleme me mënyrën e zbatimit dhe për ndikimin që ka te komuniteti serb.
