Kryengritësit në Jemen udhëheqin betejë për kontroll të limanit në Aden
Forcat e përbashkëta të kryengritësve hutë dhe të anëtarëve të forcave të armatosura jemenase të cilët kanë kaluar në anën e kryengritësve, udhëheqin luftëra me qëllim që ta ndërmarin kontrollin ndaj limanit detar në qytetin jemenas Aden, lajmëroi TASS...

Në përleshjet në Aden i cili konsiderohet si "kryeqytet jugor" i Jemenit humbën jetën pesë civilë, ndërsa 14 janë plagosur. Mes të vdekurve ka fëmijë, deklaruan përfaqësuesit mjekësorë.
Valentina Abdel Kerim nga pushteti lokal u bëri thirrje palëve në konflikt të lidhin armëpushim humanitar. "Situata në Aden në mënyrë drastike keqësohet, paralajmëroi ajo dhe shtoi se për shkak të përleshjeve janë ndërprerë dërgesat e ushqimit për gadishullin e pjesës kontinentale.
Aviacioni ushtarak i Arabisë Saudite dhe aleatët e tij nga "koalicioni arab" vazhdojnë me sulmet ajrore ndaj Sanës dhe pjesët veriore dhe perëndimore të vendit.
Në 24 orët e fundit janë kryer të paktën 20 sulme në Jemen.
