Rusia dhe Kina bisedojnë për zgjerimin e bashkëpunimit bërthamor

06.04.2015 10:46

Rusia dhe Kina bisedojnë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral në fushën e zhvillimit bërthamor, deklaroi sot një burim anonim, për mediat ruse...

"Për zgjerimin e bashkëpunimit mes Federatës Ruse dhe Kinës në sferën bërthamore bisedohet në mënyrë aktive", deklaroi burimi i njëjtë, duke shtuar se negociatat për ndërtimin e njësitit të shtatë dhe të tetë të centralit bërthamor në Tajvan në Kinë është në fazën përfundimtare.

Centrali bërthamor në Tjavan, i cili gjendet në bregun kinez dhe vlerësohet si më e sigurta sipas vlerësimeve të Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) është ndërtuar me përdorimin e pajisjeve energjetike bërthamore ruse dhe me ndërmarrjen ruse "Atomstrojeksport", e cila ka monopol në eksportin e pajisjeve dhe shërbimeve bërthamore.

Kompleksi energjetik bërthamor në Tajvan do të përfshijë tetë njësite gjeneratori kur do të përfundojë tërësisht. Operacionet filluan në vitin 2007.

Përfaqësuesit kinezë dhe rusë nënshkruan memorandum të rëndësishëm për mirëkuptim në mars të vitit 2014, me të cilin janë vendosur themelet e bashkëpunimit të ardhshëm energjetik mes të dy vendeve.