Botë

Rrjedhje gazi, nga shpërthimi i fuqishëm në Kinë humbin jetën dy persona dhe 26 tjerë lëndohen

13.03.2024 18:09

Rrjedhja e gazit shkaktoi një shpërthim tejet të fuqishëm në provincën kineze Hebei në veri të vendit...

Rrjedhja e gazit shkaktoi një shpërthim tejet të fuqishëm në provincën kineze Hebei në veri të vendit, ku si pasojë u shkëput e tërë fasada nga ndërtesa dhe dëmtoi veturat e parkuara pranë.

Si pasojë shpërthimit humbën jetën dy persona dhe 26 tjerë janë lënduar dhe dërguar me urgjencë në spital për trajtim.

Në shikim të parë dukej sikur ishte kryer ndonjë sulm i planifikuar, pasi dëmet ishin të mëdha, shumë vetura të shkatërruara, fasada e dëmtuar në ndërtesë si dhe copëza të xhamave që ishin shpërndarë nëpër rrugë e ndërtesa që ishte akoma e përfshirë nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes menjëherë u shfaqen shumë njësi të policisë, ekipeve të shpëtimit si dhe kamionë të zjarrfikësve e autoambulanca.