Në Malejzi arrestohen 17 persona të cilët kanë përgatitur sulme terroriste
Shtatëmbëdhjetë persona janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë planifikuar sulme terroriste në kryeqytetin malezian Kuala Lumpur...

Dy nga personat e arrestuar janë të kthyer nga Siria, publikoi shefi i policisë Halid Abu Bakar.
Gjithsej 92 persona për të cilët konsiderohet se kanë lidhje me grupin xhihadist Shteti Islamik janë arrestuar në Malejzi nga viti i kaluar.
Arrestimet e fundit janë kryer disa ditë pasi që Ministria e Punëve të Brendshme propozoi dy ligje të reja për luftë me terrorizmin.
Në pajtueshmëri me njërin projekt-ligj, autoritetet do të mund të arrestojnë persona në kohë të pacaktuar pa i gjykuar. Tjetri projekt-ligj parashikon marrje të pasaportës secilit që është i dyshuar për pjesëmarrje ose mbështetje të aksioneve terroriste. Të dy projekt-ligjet do të shqyrtohen këtë javë.
