Botë
Tërmet i fuqishëm në Ballkan, epiqendra e tërmetit në Malin e Zi
14.03.2024 10:11
Një tërmet i fortë 5.4 ballësh i ka goditur disa vende të Ballkanit Perëndimor në orët e hershme të mëngjesit...

Një tërmet i fortë 5.4 ballësh i ka goditur disa vende të Ballkanit Perëndimor në orët e hershme të mëngjesit. Epiqendra e tij ishte në Mal të Zi. Lëkundja nga tërmeti është ndier në Kosovë, RMV, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Shqipëri.
Departamenti i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi bëri të ditur se ka regjistruar një tërmet 5.4 ballësh.
“Ky tërmet mund të ketë shkaktuar dëme materiale në zonën e epiqendrës së tij.”, njoftoi Instituti.
Lëkundjen intensive e kanë ndier edhe qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa sipas komenteve në faqen e internetit EMCS, tërmeti është ndier edhe në Kroaci. Pas tërmetit të parë të fortë pasoi një seri prej rreth 30 lëkundjesh më të dobëta, theksoi shefja e Departamentit të Sizmologjisë malazeze të Institutit Hidrometeorologjik, Milena Tomanoviq.
