Botë
Kosovë, Kurti sot takohet me Eskobarin
14.03.2024 10:28
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret sot në takim zëvendësndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret sot në takim zëvendësndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.
Eskobari dje u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në një deklarim për media pas takimit, ai ka përshëndetur urdhrin e kryeministrit për zbatimin e vendimit të Kushtetueses në lidhje me pronat rreth Manastirit të Deçanit. Eskobari ka kërkuar që Kosova edhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen e arritur vitin e shkuar dhe ka ftuar Serbinë që t’i mbajë përgjegjës kryerësit e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.
