Botë

Izraeli sulmon qendrën ushqimore në Rafah, OKB: Izraeli shkel ligjet ndërkombëtare

14.03.2024 11:19

Agjencia e Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se pasi forcat izraelite sulmuan një qendër shpërndarjeje ushqimore në Rafah...

Agjencia e Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se pasi forcat izraelite sulmuan një qendër shpërndarjeje ushqimore në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, një anëtar i stafit u vra dhe 22 të tjerë u plagosën.
 
Shefi i UNRVA-s, Filipe Lazarini, tha se sulmet ndaj objekteve të tyre  "janë bërë rutinë dhe mospërfillje e hapur e ligjit ndërkombëtar humanitar".
 
Ushtria izraelite tha se objektivi i sulmit ishte Mohamed Abu Hasna, një komandant i Hamasit, i cili u tha se ishte një “mbështetës luftarak" i krahut ushtarak të grupit militant palestinez në zonë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi edhe një herë se realizimi i kërcënimeve të një sulmi izraelit ndaj qytetit mund të dëmtojë rëndë popullatën në Gazë.