Aksident i rëndë afër Shtipit, një viktimë dhe dy të lënduar
Një person humbi jetën, ndërsa dy janë lënduar më rëndë në aksidentin që ka ndodhur 20 minuta pas mesnate tek ura e lumit Bregallnicë, në afërsi të drejtorisë rajonale "Rrugët e Maqedonisë" në Shtip...

Sipas informatave fillestare, aksidenti ka nddhur si pasojë e përplasjes së xhipit të markës "BMW", i drejtuar nga 21-vjeçari P.O., shtetas i Turqisë dhe taksi automjetit "vento", i drejtuar nga taksisti 46-vjeçar, i cili ka transportuar katër udhëtarë.
Gjatë përplasjes në vendin e ngjarje ka vdekur taksisti, ndërsa të tjerët kanë marrë lëndime.
Sipas shefit të Repartit për ortopedi pranë Spitalit klinik në Shtip Pançe Puzderliski, një ekip i mjekëve menjëherë ka kryer kontroll të katër personave me ç'rats dy janë lëshuar për mjekim në shtëpi, ndërsa dy personat e tjerë për shkak të lëndimeve më të rënda janë mbajtur në mjekim.
Nga SPB Shtip thonë se gjatë ditës do të japin informata më të hollësishme për aksidentin e rëndë rrugor.
