Botë
Gazë, vritet komandanti i Hamasit në Rafah
14.03.2024 13:43
Vritet komandanti i Hamasit, Mohamed Abu Hasna, nga një sulm ajror izraelit në një depo ushqimore të UNRWA në Rafah...

Vritet komandanti i Hamasit, Mohamed Abu Hasna, nga një sulm ajror izraelit në një depo ushqimore të UNRWA në Rafah. Katër persona të tjerë u vranë dhe 22 u plagosën. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi edhe një herë se realizimi i kërcënimeve të një sulmi izraelit ndaj qytetit, mund të dëmtojë rëndë popullatën në Gazë. Andaj ShBA-ja thotë se ndihma dhe mbrojtja e civilëve duhet të jetë prioriteti i Izraelit.
“Ofrimi i ndihmës humanitare, bërja e çdo gjëje të mundshme për të mbrojtur civilët duhet të jetë një prioritet, jo një punë dytësore. Unë do të thoja ku ka vullnet, ka edhe mënyrë. Ne po ndjekim qeverinë e Izraelit për t'u siguruar për këtë.”, - deklaroi sekretari i shtetit i ShBA-së, Antoni Blinken.
Derisa civilët presin me padurim ushqimin për të mbërritur nëpërmjet korridorit të detit nga Qipro, ShBA-ja ka vazhduar dërgesën nga ajri. Lideri i Hezbollahut akuzoi për hipokrizi. ShBA-ja mund ta ndalojë luftën menjëherë, theksoi Nasrallah.
“Kjo histori e mbeturinave ushqimore e bëri botën të qeshë. Kjo nuk është vetëm hipokrizi amerikane, është marrëzi amerikane. Vetëm me një laps, Bajdeni mund të ndalojë luftën në Gazë.”, - theksoi lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah.
Zyrtarët e Hezbollahut kanë thënë se do të ndalojnë sulmet ndaj posteve ushtarake izraelite kur të përfundojë sulmi i Izraelit në Gazë. Ndërkohë, kanë vazhduar sulmet në Detin e Kuq kundër Huthëve të Jemenit. Një luftanije greke rrëzoi dy dronë, ndërsa forcat amerikane rrëzuan një raketë dhe katër drone.
BELINDA KOKA ADEMI
