Brenda një jave në "Alo doktor" janë paraqitur 1.064 persona
Gjatë shtatë ditëve nga 30 marsi e deri dje për këshillë mjekësore në linjën telefonike 02/15 123 - "Alo doktor" janë paraqitur gjithsej 1.064 persona, njofton Shtëpia e Shëndetit Shkup...

Linja mund të përdoret çdo ditë, 24 orë, me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtëpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së çfarëdo lloj simptomash të çrregullimit të shëndetit.
Nga Shtëpia e Shëndetit Shkup informojnë se gjithsej 21 mjekë janë qasës për këshillë mjekësore, ndërsa paraqitjet janë nga qytetarë nga të gjithë qytetet e Maqedonisë.
Të gjithë personave të cilët janë paraqitur në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë adekuate mjekësore përmes këshillës shëndetësore dhe terapi adekuate simptomatike.
Paraqitjet, siç thuhet në kumtesë, më së shpeshti janë nga spektri i gjërë i simptomatologjisë më të ndryshme, simptome kardiovaskulare, respiratore, kollitje, ftohje, temperaturë të lartë trupore, virus stomaku dhe dhimbje simptomatike.
Në koll qendrën e "Alo doktor" çdo ditë nga ora 18 deri në orën 22 për këshillë mjekësore janë kujdestarë drejtorët e Institucioneve shëndetësore publike.
Në linjë sotë nga ora 18 deri në orën 22 kujdestare do të jetë dr.Sonja Kuzmanovska nga Instituti për biokimi klinike, ndërsa nesër do të jetë doc.Temellkovski nga Klinika për sëmundje ortopedike. Më 8 prill në koll qendrën "Alo doktor" kujdestar do të jetë prof.dr.Nenad Joksimoviq nga Klinika për gastroenterohepatologji, më 9 prill prof.dr.Nadica Mitrevska - drejtoreshë e Klinikës universitare për radiologji dhe më 10 prill dr.Sonja Tasevska-Vasiq, drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit Zhelezniçar-Shkup.
Të shtunën, më 11 prill, në linjën telefonike 02/15 123, nga ora 18 deri në orën 22 kujdestare do të jetë drejtoresha e Klinikës për sëmundje kirurgjikale "Shën Naumi i Ohrit", dr.Jasmina Çabukovska, ndërsa më 12 prill dr.Biljana Ilievska-Popovska nga Instituti për TBC.
Nga 15 shtatori i vitit 2014 e deri më sot gjithsej 30.660 qytetarë janë paraqitur në linjën telefonike 02/15 123 për këshillë mjekësore "Alo doktor", thuhet në kumtesën nga Shtëpia e Shëndetit Shkup.
