Hiqet ndalesa për automobilë në aksin Strugë – Qafëthanë

06.04.2015 12:07

Qarkullimi në aksin rrugor Strugë - vendkalimi kufitar Qafëthanë nga ora 8:30 është mbyllur vetëm për automjete të rënda transportuese, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM)...

Për shkak të mbetjeve nga bora nëpër rrugë edhe mëtej vlejnë ndalesat në kalimet malore Strazhë dhe Presekë, si dhe akset rrugore Mavrovë - Dibër dhe Tetovë - Kodra e Diellit.

Për automjete të udhëtarëve lëvizja është e vështirësuar dhe rekomandohen pajisje dimërore.