Zgjedhjet në Turqi, sondazhet favorizojnë kurdët
06.04.2015 12:39
Dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Turqi, shtohen dyshimet për një fitore të bindshme të AKP-së...

Partia kurde, HDP, po shfaqet gjithmonë e më e fortë, çka mund të dëmtojë forcën politike të Erdoganit.
Me gati 50 për qind të votave, partia konservatore islamike në pushtet që nga viti 2002 arriti rezultatin e saj më të mirë zgjedhor deri tani. Ajo ka sot, me gjithë disa largime të disidentëve, 312 nga 550 vendet në parlamentin e Ankarasë.
Por, sondazhet e fundit tregojnë se me të gjithë gjasat AKP-ja nuk do të arrijë ta përsërisë më një performancë të tillë.
Partia kurde ka shumë mundësi të kalojë pragun 10 për qind e të hyjë në parlament. Me HDP në parlament, AKP-ja, sipas disa llogaritjeve, mund të humbasë shumicën absolute të vendeve.
