Ska rekord për Gafford

15.03.2024 16:18

Skuadra e Oklahoma City rikthehet në krye të renditjes në Perëndim pas fitores 126-119 ndaj Dallas....

Skuadra e Oklahoma City rikthehet në krye të renditjes në Perëndim pas fitores 126-119 ndaj Dallas. Megjithatë lajmi nga kjo ndeshje është se Gafford, nuk ia doli të vazhdojë serinë e tij pa huçje dhe të thejë rekord të NBA-së. Kur po luhej minuta e parë e kësaj ndeshje Daniel Gafford, I pari arriti tek topi pas huçjes së bashkëlojtarit të tij dhe u orvat të shënojë pikë.
 
Megjithatë ai nuk ia doli dhe këtu përfundoi seria e tij prej 33 goditjeve pa huçje nga loja. Rekord i NBA-së, është 35  goditje me radhë pa huçje dhe ai është I vetër 55 vite që e mbanë i ndjeri Ëilt Chamberlain. Qendra e  Dallas Mavericks, iu ofrua, por nuk ia doli të thyej rekordin e legjendës. Në pesë ndeshje me radhë Gafford, nuk kishte asnjë huçje dhe ndeshjen e mbrëmshme e përfundoi me 19  pikë e  15 kërcimeve me goditje nga loja 8/11.