Egjipt, vritet lideri i grupit terrorist
06.04.2015 12:44
Udhëheqësi i grupit terrorist “Ajnad Misr” është vrarë nga forcat speciale egjiptiane në një apartament në Kajro gjatë së dielës...

Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i sigurimit egjiptian. Hamami Mohamed Attia, 33 vjeç, i cili ishte edhe themelues i “Ajnad Misr”, prej kohësh ndiqej nga policia dhe gjatë së dielës forcat e sigurisë rrethuan ndërtesën ku ai ndodhej.
Pas një shkëmbimi zjarri, 33 vjeçari mbeti i vrarë. Në banesën në Giza, në perëndim të Kajros, policia gjeti eksploziv dhe armë zjarri.
Anëtarë të grupit terrorist “Ajnad Misr”, apo “Ushtarët e Egjiptit”, vetëm një ditë më parë vranë një polic dhe plagosën dy kalimtarë, pas një sulmi me bombë në një urë.
