Indian Wells, bletët sulmuan tenistin alkaraz
15.03.2024 16:24
Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz në çerekfinalen e ATP Masters 1000 turneut në Indian Wells...
Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz në çerekfinalen e ATP Masters 1000 turneut në Indian Wells me rezultatin 2:0 në seta e mundi Alexander Zverev, por megjithatë lajmi kryesor i kësaj përballje ishte invazoni i bletëve në fushën e lojës. Një mizëri me bletë, kur po luhej gemi i tretë pushtoi stadiumin, duke detyruarar tenistin dhe gjyqtarin të largoheshin nga terreni për t’i shpëtuar miqve të paftuar. Ato së pari sulmuan tenistin spanjoll dhe referin e më pas u transferuan në tribuna. Ndeshja u ndërpre për 1 orë e 48 minuta. Një pjesë të madhe të bletëve i mblodhi droni, ndërsa nga terreni i mblodhi Lance Davis, një bletërritës lokal me të cilin orgaizatorët po bashkëpunojnë tai më shtatë vite.
“Ishte e çuditshme, nuk kam parë kurrë diçka të tillë në një fushë tenisi, kur u larguam me vrap nga fusha, po shikonim pushtimin e bletëve në TV dhe qeshnim shumë për këtë. Ishte qesharake për mua. Do të mbahet mend për këtë, jo për tenisin, por për bletët”. tha Carlos Alcaraz, tenist.
Kështu Alcaraz, i dha fund serisë prej dy humbjeve me radhe në përballjet me Zverev dhe ju hakmor për eliminimin në Australian openin e sivjem po në ¼ e finales. Në përballjet mes vete Zverev avanson 5:4, Në gjysmëfinalen e Indian Ëells, spanjolli do të përballjet me Jannik Sinner. Italiani po me 2:0 në seta e mundi çekun Jirij Leheçka. Për Siner ishte kjo fitorja e 19-të, me radhë. (Gazetar Safet Ademi)