Liga e Kampionëve, duel titanësh në çerekfinale

15.03.2024 16:26

Në Nion të zvicrës ëhstë hedhur shorti për çerekfinalen dhe gjysmëfialen e ktij sezoni të Ligës së Kampionëve...

Në Nion të zvicrës ëhstë hedhur shorti për çerekfinalen dhe gjysmëfialen e ktij sezoni të Ligës së Kampionëve, ndërsa përballjen më interesante të kësaj faze të garave e përbën dyshja Real Madrid  dhe kampionët aktual evropian Manchester City.  Po ashtu në dy sezonet e kaluara këto dy skuadra janë përballur në ½ finale e Ligës së Kampionëve. “Mbretërrit” kishin triumfuar dy vjet më parë, ndërsa “qytetarët” në sezonin e kaluar e fituan Ligën e Kampionëve. Fituesi I kësaj ndeshje në ½ finale do të përballet me më të mirin nga përballja  Arsenal – Bayern Munich. Pjesa e dytë e shortit ishte më e lehtë, ashtu që në ¼ e finales  do të përballen  Atletico Madrid – Borussia Dormund. Fituesi i kësaj ndeshje  në ½ finale do të përballet me më të mirin e ndeshjes PSG - Barcelona.
 
Ndeshjet e para të ¼ së Ligës së Kampionëve do të luhen me 9 dhe 10 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit do luhen një javë më vonë. Ndeshjet e para ½ finale në program janë me 30 prill dhe 1 maj, ndërsa to të kthimit një javë më vonë. Finalja e madhe e kampionëve me 1 qershor do të luhet në  stadiumin Ëembley në Londër. Ky është sezoni I fundit I Ligës së Kampionëve, që luhet me këtë system të vendosur para 20 viteve. Nga sezoni i ardhshëm 2024.25 në fazën e garave në grupe do të luajnë 36 e jo 32 skuadra, ndërsa faza e garave me eliminime nis me “play-offin” për kualifikim në 1/8, në të cilën do të luajnë  skuadrat që janë renditur  nga pozita e 9 deri në atë të 24-tën. Tetë skuadrat e para do të kualifikohen direkt në 1/8 e finales.  (Gazetar Safet Ademi)