Liga europa, Derbi italian në ¼ e finales

15.03.2024 16:31

Po ashtu është hedhur shorti për ndeshjet ¼ e ½ fiale të Ligës së Europës në futboll....

Po ashtu është hedhur shorti për ndeshjet ¼ e ½ fiale të Ligës së Europës në futboll. Në këtë fazë të garave nuk kishte short gjysmë të dirigjuar ashtu që shorti në ¼ e finales na dhuroi një derbi të madh italian ku do të përballen Milano dhe Roma. Në këtë fazë të garave të Ligës së Europës, skuadra e Atalantës për të cilën luan Berat Gjimshiti do të përballet me anglezët e Liverpoll, ndërsa ajo e Granit Xhakës Bayer Leverkuzen do të përballet me West Hamin. Dyshen e katërt të kësaj faze të garave e përbëjnë Benfica dhe Marseille.  Ndeshjet e para të ¼ së finales në program janë më 11 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë. 
 
Europa Liga, dyshet e ¼ finales: 
  • Milan - Roma
  • Liverpool - Atalanta
  • Bayer Leverkusen - West Ham
  • Benfica – Marseille
 
Në ½ finale do të përballen skuadrat fituese të ndeshjeve të ¼ së finales:
Tetë ekipet pjesëmarrëse në këtë fazë të Europa League mësuan edhe rrugën e tyre drejt finales së madhe. Fituesi i çiftit Milan-Roma do të përballet me fituesin e çiftit Leverkusen-West Ham. Ndërkohë, fituesi i çiftit Liverpool-Atalanta në fazën gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çiftit Benfika-Olimpik Marsejë.
 
Europa Liga, dyshet e ½  finales: 
Milan – Roma / Bayer Leverkusen - West Ham
Benfica – Marseille / Liverpool – Atalanta
 
Ndeshjet e para ½ finale në program janë me 2 maj, ndërsa të kthimit një javë me vonë. Finalja e sivjeme e Ligës së Europës me 22 maj do të luhet në Dablin. (Gazetar Safet Ademi)