Kallëzime penale për dy shkupjanë për vjedhje të rënda

06.04.2015 12:49

SPB Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike me kallëzim penal i dorëzoi personat N.I. (21) dhe S.D. (19) që të dytë nga Shkupi për shkak të dyshimit themelor se kanë kryer katër vepra penale, prej të cilave tre vepra penale "vjedhje e rëndë" dhe një "vjedhje"...

Me kryerjen e këtyre veprave penale, siç informon MPB-ja, të denoncuarit kanë fituar dobi pronësore kundërligjore prej rreth 198.000 denarë. Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake N.I. i është caktuar masë paraburgim në kohëzgjatje prej tetë ditësh, ndërsa S.D. i është shqiptuar paraqitje e obligueshme në gjykatë çdo të hënë.

N.I. dhe S.D. veprat penale i kanë kryer në periudhën nga janari deri në mars të këtij viti, nga një vepër penale në rajonin e Qendrës dhe Karposhit dhe dy vepra penale në rajonin e Çairit, edhe atë në orët e mbrëmjes, me ç'rast lëndë eë vjedhjeve kanë qenë disa shtëpi dhe një dyqan - butik.

Gjatë kryerjes së veprave penale kanë kërkuar në objektet me ç'rast kanë marrë celularë, orë, stoli ari dhe argjendi, televizor, lap-top kompjuter, portofol me dokumente, si dhe sasi më e madhe e garderobës (tuta) nga dyqani.

Sipas krim evidencës së Ministrisë së Punëve të Brendshme kundër N.I. janë parashtruar 16 kallëzime penale për vepra të kryera penale nga sfera e delikteve pronësore dhe vepra penale kundër rendit dhe paqes, ndërsa kundër S.D. janë parashtruar 34 kallëzime penale të gjithë nga sfera e delikteve pronësore.